Largimi i Sergio Aguero nga Man.City në fund të sezonit detyron “qytetaret” të hidhen në merkato për të gjetur një sulmues të ri. Këtë periudhë janë lakuar emra të shumtë, duke nisur nga Leo Messi e deri tek Erling Haaland por situata ka ndryshuar. Messi është shumë pranë rinovimit të kontratës me Barcelonës ndërsa Haaland nëse largohet nga B.Dortmund ka zgjedhur të vijojë karrierën e tij në Spanjë ku Real Madrid dhe Barcelona janë në balotazh.

Lukaku
Lukaku

Në këto kushte, sipas “Sky Sport”: Man.City ka kthyer vështrimin nga Romelu Lukaku. Pep Guardiola ka dhënë bekimin e tij për një transferim të tillë ndërsa drejtuesit e klubit janë të gatshëm të investojnë 100 milion euro për të bindur Inter të heq dorë nga sulmuesi belg. Kjo nuk pritet të jetë një tratativë e lehtë, Lukaku për Conten është një nga të paktët lojtarë të paprekshëm, titullar fiks dhe një nga elementet kryesorë që po rikthen Inter tek titulli kampion në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb