Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali gjatë një interviste në emisionin “Opinion” tha se mazhoranca e ka konsumuar të gjithë kohën e saj për një marrëveshje me opozitën, lidhur me çështjen e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

E pyetur nëse mazhoranca do të rishihte ndryshimet në kod në frymën e një kompromisi me opozitën, pas kthimit të tyre në Kuvend nga Presidenti, deputetja Spiropali tha:

“Ne i kemi dhënë të gjitha shanset, e kemi konsumuar të gjithë kohën, kemi treguar durim të pafundëm për sa i takon kompromisit edhe me opozitën që zgjodhi të djegë mandatetet. Nuk është hera e parë që Presidenti kthen symbyllurazi ligje dhe kode dhe ndryshime. Presidenti e ka quajtur ilegjitim, Kuvendin e Shqipërisë që njihet nga partnerët e BE, nga partnerët amerikanë dhe vazhdon funksionimin normal duke shprehur sovranitetin e popullit. Ajo që nuk po ndodh është që presidenti të përfaqësojë unitetin e popullit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: