Henrik Mkhitaryan po kalon periudhën më të errët te Manchester United, duke përfunduar në shumicën e rasteve në pankinë, por jo vetëm kaq, pasi armeni ka parë edhe më keq kur nuk është grumbulluar nga Mourinho.

Nga situata po tenton të përfitojë Inter që është në kërkim të një trakuartisti, por sipas “Sport Bild” agjenti Mino Raila po tenton një tjetër zgjidhje. Super menaxheri i futbollit ia ka ofruar lojtarin Borussia Dortmund, me gjermanët të cilët e preferojnë një rikthim të futbollistit por jo duke shpenzuar shumë të mëdha.

Po sipas këtyre raportimeve “verdhezinjtë” në asnjë rast nuk do të pranojnë të paguajnë më shumë se shifra që e shitën te United, 42 mln euro. Gjithashtu drejtuesit e Dortmund nuk janë dakord t’i ofrojnë lojtarit pagën që ai tani përfiton te anglezët, 12.5 mln euro.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb