Laçi doli i pamposhtur edhe pas sfidës kundër Partizanit, një rival direkt që në tre përballje i kanë marrë pesë pikë. Ai barazim në transfertë mban kurbinasit në garë për titull ndërsa kalendari i rezervon këtë të mërkurë një tjetër përballje delikate, sfidën kundër Kukësi. Shpëtim Duro nuk i beson shumë krizës së verilindorëve, kjo është një ndeshje që kërkon vlerësim maksimal. Objektivi kryesorë për Laçin mbetet kampionati, titullin apo europën, bardhezinjtë kërkojnë ta arrijnë nga Superliga pavarësisht se janë ende në valle edhe në Kupën e Shqipërisë. Duro nuk dëshiron të mendojë në këto momente as për aleancat e mundshme as për sfidën kundër Partizanin në fazën çerekfinale:

Për ndeshjen kundër Kukësit, Duro do të ketë në dispozicion Emiljano Mustën që rikthehet pas pezullimit ndërsa me grupin është bashkuar edhe Mazrekaj, i cili mungojë ndaj Partizanit dhe nuk është ende në 100% të formës së tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb