Kryeministri Edi Rama në një lidhje live në emisionin ”Opinion” i ka drejtuar një mesazh Lulzim Bashës dhe opozitës që në këtë situatë duhet të jemi një.

Rama ka thënë se nuk është koha për propozime apo plaftorma opozitare por një opozitë e përgjegjshme në të tilla situata nuk del në televizione por gjen kanalin e komunikimit institucional.

”Skenari i zi është shumë larg. As unë dhe askush nuk duhet të ketë frikë. Nuk është për të pasur frikë. Nuk duhet të na bëjë që mos kemi kujdes.
Pse në Tiranë- Durrës? Sepse këtu kemi vatrën. Mbyllen dhe disa pika të tjera sepse është pjesë e strategjisë për të ulur shpëjtësinë e shpërndarjes së luftës.

Ne po ndjekim trendet, ka disa algortime që nëse marrim kaq numra në përqindje me testimet. Njerëzit duhet të kuptojnë që, nuk është absolutisht e këshillueshme kur nuk ndjejnë asgjë dhe të bëjnë teste.
Lani duart, hapni dritaret, mbani fëmijët dhe të moshuarit në shtëpi. Bëjani të moshuarve atë që kanë për të bërë jashtë. Pjesa tjetër është betejë, betejë, betejë.
Atë mesazh që kisha kur ishte tërmeti, atë mesazh që ka çdo njeri normal.

Nuk është koha për opozitra, për propozime opozitare, por për të qenë një. Një opozitë normale në çdo vend, e di dhe si sillen opozitat në vendet e tjera. Një opozitë e përgjegjshme nuk del në TV por shkon në kanalin e duhur që është kanali i komunikimit institucional. Përmes urave institucionale, ndërsa një opozitë që flet për maska të skaduara. Kanadaja dhe gjithmonë edhe më shumë vende të tjera, Spanja kanë shpërndarë të gjitha maskat stok që iu kishte kaluar afati. I kishte kaluar skadenca. Parfumit kur i kalon data e skadencës përdoret, nuk e ka efektivitetin 100% por 99%.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb