TIRANË

“Kjo ishte një fitore që erdhi pikërisht në momentin e duhur, një sukses që rikthen Partizanin në garë me kohë të plotë për titullin kampion.”

Suksesi në derbi i lë një shije të mirë presidentit Demi i cili në deklaratën e tij pas ndeshjes nuk dëshiron të përfshihet në diskutimin rreth titullit kampion, është ende herët për të dalë në një përfundim të tillë:

“Mbas një ecurie shumë të dobët në 2 ndeshjet e fundit, sot bëmë një ndeshje të mirë, mendoj që e merituam fitoren. Për titullin ka kohë akoma.

Janë edhe 12 ndeshje. Jemi edhe ne aty afër si 3-4 skuadra. Shpresojmë të shkojë mirë. Tiranën matematika e le që të jetë për titull. Ka akoma kohë”, u shpreh Demi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: