Dy fitore radhazi, 5 gola të shënuar dhe dy të pësuar, shifra këto që i dhuruan “tulipanëve” një biletë për në fazën e 1/8 në “Euro2020”. Holanda nuk është brilante, por di të jetë fituese, rikthimi i De Ligt i dha më shumë qetësi në prapavijë duke limituar gabimet e bëra në sfidën e parë, të paktën ky ishte perceptimi i parë por një këndvështrim ndryshe mbi këtë pjesë ka legjenda holandeze Van Basten: “Nëse sheh sa herë Stekelenburg detyrohet të luaj me topa të gjatë, kupton që diçka nuk shkon. E kanë të vështirë të ndërtojnë lojën nga poshtë. De Ligt është një mbrojtës qendre dhe duhet të tregojë më shumë lidership, duhet të ndihet aty, të drejtojë atë repart, por ai i limitua vetëm duke ndjekur lojtarin kundërshtarë duke lënë një gropë të madhe. Ai shkoi në Itali për të mësuar se si mbrohet por nuk besoj se ka mësuar shumë”, u shpreh Van Basten për De Ligt, një analizë që sigurisht nuk i ka pëlqyer mbrojtësit të Juves.

Memphis Depay
Memphis Depay

Një tjetër lojtarë që ka përfunduar nën akuzë është edhe Memphis Depay, sulmues nga i cili të gjithë presin diçka më shumë, madje edhe vetë trajneri De Boer: “Memphis ka bërë hapa përpara në këtë turne, në ndeshjet e radhës, në momentet më të rëndësishme do të shndërrohet në protagonist. Jam i bindur se do të jetë, edhe ai e di se mund të bëjë më shumë”, theksoi De Boer.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb