Kryeministri i Shqipëisë, Edi Rama ka folur për marrëdhënien e tij me Erdogan për shkak të investimeve të shumta që po ofron Turqia në Shqipëri kohët e fundit.

Rama thotë se marrëdhënia me Erdogan nuk është ‘’më jep, të jap’’. Ai shton se me homologët e tij dhe partnerët është i barabartë dhe ka një marrëdhënie reciproke, respekti dhe në disa raste miqësoe.

Ai shton se Erdogan i bën këto investime për Shqipërinë për shkak të partneritetit  e miqësisë tradicionale Shqipëri-Turqi, dhe marrëdhënies me Ramën.

 

”Marrëdhënia ime me Erdogan, nuk është më jep të jap. Shpesh herë me teoritë e konspiracionit, marrëdhëniet e mia me të dhe gjithë ata që janë në krye të vendeve dhe kam marrëdhënie, është reciproke, respekti dhe në raste të caktuara miqësie.

Në marrëdhënie me homologët e mi, apo partnerët tanë unë jam i barabartë. Kërkoj nga secili, dhe kam marrë barazinë. Pse Erdogan e bën këtë? Është e qartë. Pjesë e një partneriteti e miqësie tradicionale. Natyrisht edhe marrëdhënies që kemi unë dhe ai.

Të gjitha këto ndikojnë. Është marrëdhënie miqësie. Këto janë një pjesë e gjërave që kemi rënë dakord.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb