Harry Maguire nuk është në planet e Manchester United. Mbrojtësi ka kontratë me “Djajtë e kuq” edhe për dy sezone, por me shumë mundësi Maguire do të ndërrojë mjedis.

Për lojtarin anglez ka një pretendent serioz. Bëhet fjalë për Aston Villa, klub ky që ka shprehur gatishmërinë për të përmbushur kërkesat e futbollistit.

Harry Maguire ka bërë shumë gabime vitet e fundit, teksa gafat e tij i kanë kushtuar jo pak skuadrës nga Manchesteri. 30-vjeccari ka luajtur më parë në Championship për Hull-in, ndërsa ka veshur edhe fanellën e Leicester.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb