Sharon Stone shpërthen në lot teksa u kërkon të ftuarve të dhurojnë më shumë para. Ajo thotë se shkrimi i një çeku për të kërkon guxim pasi ajo humbi gjysmën e parave të saj, duke iu referuar kolapsit të Silicon Valley Bank. “Kjo nuk është një kohë e lehtë për asnjë prej nesh.” tha Stone.

Stone bëri disa zbulime për audiencën e pranishme në ceremoninë e Fondit të Kërkimit të Kancerit të Grave (WCRF). Aktorja zbuloi se humbi gjysmën e pasurisë së saj në kolapsin e fundit të Silicon Valley Bank.

Stone mori çmimin e guximit teksa mori pjesë në mbledhjen e fondeve të mbajtur si pjesë e ceremonisë. Në fjalën e saj, ylli i Hollivudit tha, sipas një publikimi të “Hollywood Reporter”: “E di që duhet të punosh për të kuptuar se menaxhimi i parave është i vështirë. Unë jam teknikisht një idiote, por mund të shkruaj një çek. Dhe tani e di se çfarë po ndodh. Sapo humba gjysmën e parave të mia në këtë bankë, por kjo nuk do të thotë që nuk do të vija këtu’.

Stone vazhdoi duke thënë se prania e saj në mbledhjen e fondeve vjen pas vdekjes së fundit të vëllait të saj Patrick Stone në moshën 57-vjeçare nga sëmundja e zemrës.

“Vëllai im sapo vdiq dhe kjo nuk do të thotë se nuk do të isha këtu. Nuk është një kohë e lehtë për asnjërin prej nesh. Është një kohë e vështirë për të gjithë botën, por po ju them, nuk lejoj asnjë politikan të më thotë çfarë mundem dhe çfarë nuk mund të bëj”, tha ajo dhe shtoi: “Cila është vlera e jetës sime. Ndaj ngrihuni. Ngrihuni dhe thoni sa vleni. Unë ju sfidoj. Ky është guximi”.

Së fundmi, aktorja iu referua periudhës që po luftonte me kancerin e gjirit, pasi zbuloi një tumor të madh në gjoks. Për fat të mirë, tumori më vonë u zbulua se ishte beninj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb