Zlatan Ibrahimoviç si asnjëherë më parë është përlotur gjatë konferencës për shtyp me gazetarët për rikthimin tek Suedia

.Një gazetar e pyeti Ibrahimoviçin se çfarë mendojnë djemtë e tij të vegjël për këtë rikthim.
Ibrahimoviç në fillim tha se kjo nuk është pyetje e mirë, por më pas tha se djali i tij Vincent qau, dhe menjëherë 39-vjeçari ndaloi së foluri për të kontrolluar lotët.

“Djali (Vincent) qau kur u largova nga ekipi kombëtar, por tani është në rregull”, deklaroi Ibra.
Më pas ai tha se të luash për ekipin e vendit tënd është arritja më e madhe për një futbollist.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb