Brad Pitt i është rikthyer lidhjeve, gjashtë vite pasi u nda nga Angelina Jolie.

Aktori 58-vjeçar i “Bullet Train” është takuar me një grua të re, por nuk është në një lidhje ‘serioze’, tha një burim për People të mërkurën (27 korrik).

“Ai është në lidhje, por nuk është në një lidhje serioze”, tha një burim për ikonën e Hollywoodit, i cili më parë ishte martuar me yllin e “Friends”, Jennifer Aniston dhe i fejuar me Gwyneth Paltrow.

Pas Jolie, ai u lidh me 29-vjeçaren polake Nicole Poturalski – e cila punon si modele, por marrëdhënia duket se ka qenë e shkurtër, shkruan DailyMail.

Kjo lidhje e re vjen gjashtë vjet pasi ai u nda nga Jolie dhe tre vjet pasi aktori fitues i “Oscar” u shpall ligjërisht beqar mes një beteje të ashpër për kujdestarinë për pesë nga gjashtë fëmijët e tyre – Maddox më i madh është tani një i rritur.

Dhe atij i pëlqen të vizitojë rezidencën e tij Chateau Miraval në Francë, të cilën e kishte ndërtuar në vitin 2008.

Jolie shiti gjysmën e biznesit të saj të shtëpisë dhe verës në tetor 2021 te gjigandi i pijeve Stoli, por Brad nuk ishte i kënaqur me blerësin e saj, kështu që ai u përpoq t’i jepte fund shitjes, por humbi sipas PageSix. Dhe pastaj vjen edhe karriera e tij në film.
“Brad po kalon një kohë të mirë duke promovuar Bullet Train. Ishte një projekt i mrekullueshëm për të që të filmonte pas muajsh bllokimi për COVID. Orari i xhirimeve ishte intensiv dhe sfidues për të. Ai ndihet mirë për filmin”, tha tutje ky burim.

Kjo vjen pasi u zbulua se ai ka blerë një shtëpi në Carmel të Kalifornisë për 40 milionë dollarë.
Aktori bleu shtëpinë e vitit 1918 në Carmel, dhe blerja mendohet të jetë prona me çmimin më të lartë të shitur ndonjëherë në këtë zonë.

Vendasit janë ‘të entuziazmuar që kanë një tjetër personazh të famshëm në mesin e tyre’, veçanërisht pasi prona ka qëndruar bosh për vite me radhë.
Është DL James House historike e njohur si ‘Seaward’ me pamje nga bregu qendror i Kalifornisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb