Futbollisti i Chelsea-s, Willian, i cili momentalisht është i grumbulluar me kombëtaren e Brazilit për Botërorin që po luhet në “Rusi 2018”, do të jetë një emër i nxehtë i merkatos së verës.

Për të prej kohësh është i interesuar Jose Mourinho, trajneri i Manchester United që e pëlqen shumë lojtarin që nga koha kur drejtonte Chelsea-n.

Së fundmi raportohet se “djajtë e kuq” do të kenë një konkurrencë të fortë për të siguruar shërbimet e 29-vjeçarit pasi në klubin e Chelsea-s ka mbërritur një ofertë 50 mln stërlinashe.

Lëvizjen surprizë e ka bërë Barcelona, klubi spanjoll i cili dështoi të transferonte Antuan Griezman nga Atletico Madrid. Gjithsesi United përkohësisht nuk duhet të shqetësohet shumë pasi londinezët e kanë refuzuar ofertën e katalanasve, por Mourinho nëse e dëshiron vërtete duhet të fillojë të lëvizë shpejt.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: