Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka folur në Kuvend për inceneratorët.

Ajo ka thënë se LSI ka bërë një hetim të cilën e kanë dërguar në SPAK dhe janë në pritje të përgjigjes.

Kryemadhi nënvizoi se duhet bërë një hetim i plotë i kësaj afere dhe nga komisioni hetimor i ngritur nga parlamenti të siguroheshin prova e fakte konkrete.

“Reklama me e lire e kryeministrit ne atë komision, qe ishte një amnistues i inceneratoreve. Kemi bërë një hetim që e kemi depozituar në SPAK, jemi në pritje të përgjigjes. Shpresojmë që financimi nga partnerët tanë ndërkombëtarë të ketë një përfundim të suksesshëm duke pasur parasysh se një nga aferat më të mëdhaja të grupit të strukturuar kriminal të zbardhet një herë e përgjithmonë. Inceneratorët nuk janë vetëm inceneratorët. Është ujësjellësi që janë miliona para, për të cilët nuk flasin për këto. Flasin për 430 mln lekët, por nuk flet për 100 mln që janë marrë deri tani. Nuk ia kaloni dot Engjëll Agaçit me ligje, gjëmoni paranë dhe e keni të qartë. Komision Hetimor për të zbardhur çështje nuk bëhet, as me urdhër politik e as me urdhër diplomatik. Po ua bëj të qartë se çështjen e inceneratorëve do e vazhdoj. Nuk është vetëm Koka, janë edhe shumë të tjerë të përfshirë. Koka e të gjithë kësaj afere është kryeministri Rama.

Peleshi ka qenë zv. kryeministër dhe ka firmosur të gjithë vendimet. Vendimet e këshillit bashkiak mungojnë si para dhe pas angazhimit të zotit Erion Veliaj. Nuk ka nevojë për ekskursione rreth incenetratorëve. Nëse nuk keni parë se çfarë ka të ndërtuar në inceneratorin e Tiranës duhet thënë që marrëveshja e 17 majit vazhdon në dëm të demokratëve dhe socialistëve të ndershëm. Nga marrëveshja e 17 majit më shumë vuajnë socialistët e ndershëm. Megjithatë nuk jam avokatja e as socialistëve e as demokratëve, por e anëtarëve të LSI. Ia pafshit hajrin dhe suksese e djegie të mbarë në inceneratorin e Tiranës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb