Dhjetëra studentë të Universitetit të Prishtinës kanë marshuar këtë të mërkurë për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Marshimi ka nisur nga oborri i Bibliotekës duke vijuar drejt ndërtesës së Qeverisë në Kosovë. Këtij aktiviteti i janë bashkuar edhe qytetarë.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Bashkë kundër Asociacionit”; “S’pranoj Asociacion që na bosnjëzon”; “Zajdenica nuk kalon”; “Nuk falet toka që është e ujitur me gjak”, kanë qenë këto disa pankarta që janë parë në këtë marshim.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb