Zjarrfikësit në Kroaci kanë befasuar një vogëlushe në ditën e saj të lindjes. Vogëlushja e quajtur Mia, do të festonte 7-vjetorin më 31 dhjetor, por tërmeti që goditi vendin e kushtëzoi festimin e ditës së veçantë për të.

Për këtë arsye ekipi zjarrfikës i qytetit Banija, zhvilloi një festë surprizë për vajzën, e cila mbeti tepër e befasuar.

“Kjo histori është e papërshkrueshme dhe padyshim gjëja më e çmendur dhe e bukur që na ka ndodhur në jetë”, tha nëna e Mijas, Helena Kramar.

Më tej ajo tha:

“Festa ishte qershia mbi tortë, por ka akoma lajme të mira. Një fqinj po na ndihmon me ndërrimin e shtëpisë që na u shkatërrua ndjeshëm nga tërmeti. Sot jam shumë e lumtur”.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb