Dinamo mori një pikë ndaj Skënderbeut. Kryeqytetasit barazuan 1-1 me korçarët, në ndeshjen e Superligës. Pas këtij takimi, për Gol pas Goli, trajneri i dinamovitëve Rodolfo Vanoli tha se nuk ka çfarë të kërkojë më nga lojtarët, pasi sipas tij, po japin maksimumin.

“Ndeshja- S’kam çfarë t’iu kërkoj lojtarëve, djemtë lojën e bënë mirë. Dolëm shumë herë përpara portierit por nuk finalizuam. Ky është limiti i kësaj skuadre, prodhon shumë, por nuk po finalizon. Nuk kam çfarë t’iu them lojtarëve, po  japin maksimumin. Ishte një ndeshje e dominuar, që mund ta fitonin, por edhe  mund të humbnim ashtu siç shkoi sfida.

Nuk mbaj mënd një pritje të Simonit. Kanë ngelur edhe 3 ndeshje, do të vazhdojmë me këtë shpirt gare deri në fund. Jemi akoma gjallë.  Nuk më pëlqen të gjykoj në fund të ndeshjes. Ekipi bëri një paraqitje shumë të mirë.

Sfidat deri në fund– Që kur kam ardhur unë, gjithmonë kemi luajtur si të barabartë me të gjitha ekipet, na ka munguar vetëm goli. Me Tiranën, humbëm penallti në minutat e fundit. Unë analizoj situatat dhe them se ekipi paraqitet mirë.

 

Qëndrimi te Dinamo – Për mua është e rëndësishme ta mbarojmë sa më mirë kampionatin, pastaj do të vlerësohet gjithçka me klubin.

Goli i pësuar- Kam respekt për të gjithë, por kam filozofinë time të lojës. Për të fituar ndeshjen, duhet qarkullimi i topit. Duhet të jemi gjithmonë ofensivë në sulm” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb