Një ditë pasi kandidoi për kreun e PD-së, por nuk arriti të fitonte, Agron Shehaj ka reaguar sërish.

Në një mesazh në ‘Facebook’ Shehaj teksa ka falënderuar demokratët që e kanë votuar, theksoi se ndihet mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me të.

“Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithë ju demokratëve që më votuat. Ju jam mirënjohës juve dhe gjithë qytetarëve që më besuan dhe më mbështetën për të sjellë një frymë dhe qasje të re në politikë. Ndihem pafund mirënjohës ndaj vëzhguesve dhe ekipit që punoi me mua këto tre javë.!”, shkruan Shehaj.

Kujtojmë se në këto zgjedhje u rikonfirmua në krye të PD-së, Lulzim Basha, ndërsa vendin e dytë me vota e zuri Agron Shehaj. Në garë merrte pjesë edhe Edhit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: