Familja Tosku nga Rrogozhina është duke kaluar një dramë të vërtetë. Më i vogli i familjes, Danjeli, ishte vetëm tre vjeç ku u prek nga mpiksja e gjakut në tru. Që prej asaj dite, ai nuk flet e as nuk lëviz, e kjo për familjen, e varfër nga gjendja ekonomike ka qenë tepër e vështirë.

Ata kontaktuan me “BalkanWeb”, përmes gazetarit Marjus Merhori dhe kërkuan ndihmë për të voglin e tyre.

Ndërhyrja për të kushton 45 mijë euro dhe rasti është tepër emergjent. Danjeli i vogël, kohëve të fundit i është shtrembëruar shtylla kurrizore dhe këmbët dhe gjendja është bërë tejet e vështirë.

Kush dëshiron të ndihmojë familjen Tosku ky është numri i tyre:

0684447124

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb