Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha për situatën në PD, por edhe sanksionet e vendosura ndaj Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit.

Bardhi shkruan, se Berisha kishte qëndrim interesant, duke pretenduar se Rakipi nuk është shpallur non grata sepse ka blerë vota në llogari të Ramës, por sepse ka ngrënë drekë me Bashën. Këtë ai e quan me ironi, si “opozitë e vërtetë”.

Postimi i Gazment Bardhit:

Gazment Bardhi: Qëndrim ineterestant i Sali Berishës: Nuk ka komentuar vendimin për sanksionet e SHBA ndaj Aqif Rakipit, mqs ai nuk qenka shpallur non-grata se ka blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar për llogari të Edi Ramës, por sepse ka ngrenë drekë me Lulzim Bashën. “Opozitë” e vërtetë, jo llafe. ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: