Sporti është emocion. Tenistja e njohur ukrainase, Marta Kostyuk ia doli të fitojë titullin e ËTA në ATX Open. Kostyuk triumfoi 2-0 (6:3, 7:5) me sete ndaj kundërshtares nga Rusia, Varvara Gracheva.

Ajo që ra në sy është fakti se Kostyuk hezitoi t’i jepte dorën rivales, teksa emocionet për të ishin mjaft të mëdha.

“Çdokujt që është në tribuna dhe çdokujt që po na shikon, posaçërisht në Ukrainë, dua të them: Slava Ukraini.Të jesh në pozicionin që jam tash, është ekstremisht speciale ta fitosh këtë titull. Dua t’ia dedikoj këtë titull Ukrainës dhe të gjithë njerëzve që po luftojnë dhe që kanë vdekur deri tash” – Tha Kostyuk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: