TIRANË

Largimi i parakohshëm nga jeta i Marko Bellos ka qenë një lajm i papritur për shumëkënd dhe prej atyre që e kanë përjetuar më së shumti janë dhe kolegët e tij. Ish-deputeti Kastriot Islami thotë se nuk e beson ende lajmin që mori sot herët në mëngjes dhe se ndihet i tronditur dhe i trishtuar.

Ai iu shpreh ngushëllime familjes së tij teksa i kujton dhe nënën për të cilën kujdesej aq shumë.

“Mik i nderuar! Është e pabesueshme! Ende nuk e besoj lajmin që mora sot herët në mëngjes! Ndjehem shumë i tronditur dhe i trishtuar! Ngushëllime nga zemra për Silvën, Marsidin dhe Nensin! Por edhe për nënën që aq shumë e donte e kujdesej! Kurajë dhe forcë! Nuk gjej dot fjalë për mikun e shtrenjtë që nuk e fitoi dot këtë betejë! Do të na mungosh shumë! Miqësisht Kastriot”

Islami Fb
Islami Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb