Një tjetër shpërthim është shënuar në një xhami në Kandahar të Afganistanit.

BBC shkruan se mendohet se nga shpërthimi ka shumë viktima, pa specifikuar konkretisht numrin e tyre.

Sulmi ndodhi gjatë lutjeve të së premtes, ku në përgjithësi marrin pjesë shumë qytetarë. Vlen të përmendet se ky është sulmi i dytë ndaj një xhamie, brenda kësaj jave. Kujtojmë se për sulmin e kaluar, autorësinë e krimit e mori filiali i ISIS në Afganistan.

Ata sulmuan para një jave një xhami në Kunduz, ku mbetën të vdekur të paktën 100 njerëz dhe u plagosën shumë të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb