Një anëtar i qeverisë së kryeministrit britanik Boris Johnson , përgjegjës për disiplinën partiake të deputetëve konservatorë, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se ka ngacmuar seksualisht dy burra, duke shkaktuar probleme të reja për liderin britanik tashmë të dobësuar nga skandali i mëparshëm i një tjetër deputeti i cili u kap duke parë video pornografike në ambientet e Parlamentit.

Në letrën e tij të dorëheqjes që mban datën së djeshme, nënkryetari i grupit parlamentar konservator, Chris Pincher pranon se ai “kishte pirë shumë” dhe kërkon falje për “turpërimin e vetes dhe të tjerëve”.

Sipas mediave britanike, deputeti konservator 52-vjeçar ngacmoi seksualisht dy burra, njëri prej të cilëve është deputet, në një klub privat në qendër të Londrës, Carlton Club, të mërkurën mbrëma, duke nxitur protesta kundër tij në Partinë Konservatore.

Edhe pse ai ka dhënë dorëheqjen si nënkryetar i grupit parlamentar, Chris Pincher mbetet një deputet, duke nxitur thirrje për përjashtimin e tij nga partia dhe një hetim të brendshëm.

Qeveria e Boris Johnson është tronditur gjithashtu nga skandale të tilla si ai i partive në Doëning Street, pavarësisht kufizimeve të Covid-19 gjatë pandemisë, të cilat i kushtuan kryeministrit një mocion censure të mposhtur ngushtë.

Johnson tashmë i ka paguar shtrenjtë këto skandale, pasi konservatorët u mundën në qershor në dy zgjedhje të pjesshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb