Klaus Gjasula është një emër jo shumë i njohur në Shqipëri, por mesfushori 27-të vjeçar është një futbollist që aktivizohet në katëgorinë e tretë dhe të katërt në Gjermani.

Klaus është i vëllai i ish-mesfushorit të kombëtares shqiptare, Jurgen Xhasula, dhe së fundmi aktivizohet me Halleshen FC në Ligën e Tretë. Aventura e fundit ka rrezikuar të mos realizohej për shkak të një problemi logjistik: në Tiranë nuk gjente një vend nga të dërgonte një faks.

Lojtari ka shpjeguar për “Bild” se kishte qenë për vizitë te gjyshërit e tij në Tiranë, duke kaluar këtu verën kur ishte kontaktuar nga trajneri i Halleshen, Riko Shmid dhe kishte arritur akordin paraprak me të. Trajneri i kishte bërë të ditur se dëshironte të firmoste mënjëherë kontratën dhe Gjasula nxitoi që ta firmoste.
imago25655685h-470x236
Por në atë moment, ai nuk gjente dot një vend nga të dërgonte me faks dokumentin e firmosur, siç ndodh rëndom në këto raste. Në pamundësi për të bërë një gjë të tillë, futbollisti iu kthye teknologjisë moderne dhe një “App”-i që i mundësoi që të firmoste me klubin. Ai fotografoi me kujdes kontratën e tij dhe ia nisi me “ËhatsApp” trajnerit Shmid. Kështu kontrata u nënshkrua edhe nga drejtuesit e klubit dhe më pas u zyrtarizua nëpërmjet Federatës Gjermane.

Gjasula nënshkroi për Halleshen, ku tashmë është kapiten dhe bashkë me këtë skuadër po synon që në edicionin e ardhshëm të ngjitet në Bundesligën 2, ku e pret vëllai i tij.(panoramasport)

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb