Kur na presin vetëm pak orë nga nisja e finales së madhe të Konferencë Ligës në Tiranë, të shumtë janë tifozët e Romës që po qëndrojnë në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi në një lidhje live për News24 se situata në këtë zonë të kryeqytetit paraqitet e qetë.

Ndërkohë në Afiteatrin te Liqeni do të ketë fan zonë për tifozët e Romës, pasi jo të gjithë kanë mundur që të gjejnë një biletë për të para live ndeshjen përballë holandezëve, në stadiumin ‘Air Albania’.

Gjençaj bën me dije se aktualisht në këtë zonë situata paraqitet e qetë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb