MAQEDONI- Rastet e dhunës në familje nuk janë ulur, edhe pse vazhdimisht është bërë apel për ndërgjegjësim. Një rast dhune është regjistruar ditën e djeshme në Shkup, ku një 31-vjeçar me inicialet P.M nga Bardovca, ka rrahur nënën e tij V.M.

Rasti bëhet edhe më tragjik, kur mësohet shkaku i dhunës. Gjithçka ka ndodhur, pasi kur 31-vjeçari është kthyer në shtëpi nuk ka gjetur shishen e rakisë.

Policia e Maqedonisë informon se, pasi ka ardhur nga puna, i riu me inicialet P.M ka sulmuar fizikisht nënën e tij, duke e goditur atë me grushta dhe shuplaka në fytyrë, në krahë, në shpinë, për shkak të revoltës se ajo nuk i kishte blerë 1 litër raki.

Sakaq, policia ka marrë masa për zgjidhjen e plotë të rastit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: