Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në 32-vjetorin e themelimit të PD në Kamëz ka falënderuar demokratët për mbështetjen e dhënë kësaj force opozitare.

Berisha gjithashtu ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vetëm ka grabitur qytetarët shqiptarë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur demokrate e demokratë, të Kamzës dhe Paskuqanit të mbledhur sot në këtë sallë për të nderuar 32 vjetorin e themelimit të PD. Zoti deputetet dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kryetari i PD, Arben Muja, kandidat i Kamzës Arjan Hoxha, zoti kandidat për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, të dashur miq, të ftuar një përshëndetje të përzemërt ju.
Një përshëndetje të përzemërt të gjitha banorëve të Kamzës dhe Paskuqanit, që janë sot në këtë qytet, apo kudo që ndodhen. Dua së pari të përulem me nderimin më të thellë para atyre që 32 vite më parë, themeluan këtu në Kamzë, në një bastion asokohe të Partisë së Punës, seksionin e PD-së, duke u përballur me guxim, trimëri e vendosmëri me falangat e një pushteti që nuk njihte as ligj e as moral.
Guximi, kurajoja e tyre, përkushtimi me vetëmohim bënë që Kamza, gradualisht të shndërrohej në një bastion të fuqishëm të PD. Të dashur miq, një nderim shumë të thellë, dua të shpreh për çdo banor të këtij qyteti. Cilido që njeh historikun e Kamzës dhe Paskuqanit nuk do mund të gjejë kund një vend tjetër, qytet, ku djersa e ballit, mundi dhe puna të kenë qenë më e madhe, më e fuqishme se në këtë qytet.
Ju keni meritë të jashtëzakonshme sepse këtu ishte një bllok ndërtesash. Në Babrru 3-4 pallate, por me lumenj djerse, pune të jashtëzakonshme, ju që erdhët nga të 4 anët e Shqipërisë, ndërtuar këtu një nga qytetet më të mëdha të vendit. 11 vite më parë Kamza ishte qyteti i 6 më i madh i Shqipërisë. Sot pas 11 vitesh, ka një pozicion më të lakmueshëm, por Edi Rama nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë sepse do të damkoset përfundimisht si njeriu që bëri spastrimin etnik të këtij vendi, më të madh në të gjitha kohërat.
Themelimi i PD-së të Shqipërisë, Kamzës dhe mbarë vendin, ishte një ngjarje sa personale e rëndësishme për çdo person, po kaq e rëndësishme për kombin dhe vendin. Ishte e rëndësishme për çdo person, se kjo datë nuk ishte thjeshtë themelimi i një partie, por kjo datë është ditëlindja e dytë në liri e çdo shqiptari, pavarësisht nga bindjet politike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: