TIRANE

“Nuk harrojmë Mitrush Kutelin”, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar. Nën moderimin e Raimonda Shundit, artistët Edmond Budina, Justina Aliaj, Naun Shundi dhe gazetari Blendi Fevziu recituan para publikut copëza nga shkrimet, poezitë, kritikat dhe përallat aq të dashura për shumë kënd.

Blendi Fevziu e cilëson Mitrush Kutelin si një nga prozatorët më të mirë dhe veçon botimin për Lasgush Poradecin, që për gazetarin është një nga krijimtaritë më të larta.

Edmond Budina kthehet tek akuzat e bëra ndaj figurës së Kutelit për luftën kundër Bashkimit Sovjetik dhe lexon dëshmitë në librin “Netë Moldave”.

“Nuk harrojmë Mitrush Kutelin”, u realizua në kuadër të festivalit për mbrojtjen e teatrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb