Kreu i Kadastrës, Artan Lame është pyetur gjatë një konference për shtyp për audiopërgjimin e publikuar para zgjedhjeve të 25 prillit ku ai jepte direktiva për legalizimet.

Lame thotë se nuk i heq asnjë fjalë përgjimit dhe atyre që ka thënë.

Për Lamen, ndërtimet pa leje nuk mund të legalizohen, por t’u thuash njerëzve këtë gjë atëhere ata hidhen direkt në krahun tjetër dhe opozita abuzon në këtë gjë dhe më pas premton edhe hënën për votuesit.

Po ashtu Lame akuzon se audiopërgjimi u mbajt fshehur për ta pasur një ditë para zgjedhjeve dhe për të përdorur njerëzit si dele teksa nuk u përmend se i takonte vitit 2017.

“Ndërtimet pa leje që nuk mund të legalizohen, nuk mund të thuash që nuk i legalizoj. Këta njerëz në momentin që u thua këtë, bëhen mish për top për palën tjetër, domethëne ai që është në opozitë premton dhe hak me këtë.  Pra, të thuash thjesht që nuk legalizoj i hedh këta njerëz në krahun tjetër.

Është krim të legalizohen. Dhe kjo duhet parë si shenjë përgjegjshmërie. Po mo po është krim të legalizosh në linjat e tensionit të lartë, është krim legalizimi në Butrint. Jemi në 2017 aty në përgjim. Ligji i ri e trajton këtë. Ai përgjim u mbajt për ta pasur një ditë para zgjedhjeve dhe e ruajtën, e nxorrën. Dhe e dyta nuk u tha që është 2017. Nuk heq asnjë fjalë nga ai përgjim. Sapo ju thashë të njëjtën gjë”- tha Lame.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb