Një fotograf ka shkaktuar një debat në internet duke zbuluar se ai fshiu fotot e dasmës së një çifti pasi kishte punuar në nxehtësinë e fortë të verës gjatë gjithë ditës, pa pushim për ujë dhe ushqim.

Personi anonim me vendndodhje në Shtetet e Bashkuara, i cili e ndau historinë në Reddit, pyeti përdoruesit e forumit: “A jam unë i keq” duke shpjeguar se ai është një kujdestar për qentë dhe jo një fotograf profesionist.

Ai ra dakord të ndihmonte një mik që po martohej për një shumë prej 250 dollarësh dhe pasi punoi gjithë ditën, dhëndri refuzoi që fotografi të pushonte dhe ushqehej.

Miku i tij i dha një ultimatum duke thënë se duhej të vazhdonte me fotografimin, ose të shkonte në shtëpi, kështu që fotografi fshiu fotot e dasmës dhe u largua.

Ndërsa disa komentues thanë se veprimet e tij ishin shumë ‘të ashpra’, por shumica mbante anën e fotografit, duke thënë se ai ishte shfrytëzuar nga çifti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb