TIRANË

Në prononcimin për mediat, pas mbledhjes së grupit parlamentar, kryedemokrati Basha u shpreh se PS donte që vettingu t’i kalonte KLP e KLGJ e kontrolluar nga Rama, dhe se nuk ka qenë vullnet i tyre zgjatja e a afatit të organeve të vettingut.

“Ne nuk i japim votë PS, sot PS donte që vettingut t’i kalonte KLP e KLGJ e kontrolluar nga Rama. Ti themi shqiptarëve të vërtetat. KLGJ e KLP janë të kapura nga PS.

Ajo që ndodh është kjo, ne sot me ndihmën e partnerëve SHBA, BE, ambasadorët Kim e Soreca në veçanti sepse nuk ka qenë vullneti politik i PS që sot të votohen këto të dyja, tani është vullnet për shkak të prioritetit kryesor të shqiptarëve luftën kundër korrupsionit kudo që ndodhet. Reforma territoriale, një aspiratë e cdo shqiptari, dhe reforma zgjedhore që vendit ti kthehet vota e lirë.

Nuk jemi tërhequr, vetingu i politikanëve, reforma zgjedhore dhe gjithçka e dokumentuar nga PD janë dhe mbeten prioritetet kryesore.”- u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb