Shqipëria do të përballet me Spanjën më datë 26 mars, ndërsa 3 ditë më vonë sfidojnë Gjeorgjinë në “Air Albania”, në dy ndeshje miqësore. Kombëtarja prej 3 ditësh ndodhet në Barcelonë teksa po përgatitet për ndeshjen ndaj Spanjës. Sot në konferencën për mediat foli Kristjan Asllani i cili u shpreh:

Grumbullimi i parë? “Jam shumë i lumtur, e kam ndjekur Kombëtaren në televizor, por tani jam këtu dhe shpresoj të bëj sa më mirë në këto dy ndeshje. Nuk e mendoja e nuk besoja, por erdhi ftesa dhe dua të ndihmoj skuadrën”.

Spanja? “Nuk na tremb, por është bukur të luash me Spanjën. Këto 3 ditë kanë qenë shumë të mira e shpresoj të bëjmë mirë”.

Mesfusha? “Shpresoj të kemi më shumë kualitet do të bëj më të mirën time”.

Serie A? Kampionati italian është shumë i mirë dhe kur vjen këtu është pak më e lehtë. Serie A është shumë fizike”.

Më kë ngjason më shumë te Shqipëria? “Nuk e di, këtu gjë mund ta thonë të tjerë, unë mendoj vetëm për fushën e lojës”.

Debutimi? “Këto gjëra i di trajnerit, unë jam i përqendruar te ndeshja dhe shpresoj të vijnë shumë tifozë”.

Empoli dhe e ardhmja? “Nuk i kam qejf zërat e merkatos, shpresoj të qëndrojmë në Serie A me Empolin dhe do të bëj maksimumin te kjo skuadër”.

Mesazh për të rinjtë? “Vetëm me punë dhe stërvitje mund të arrihen qëllimet”, u shpreh Asllani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb