TIRANE- Përfaqësues të Partisë Komuniste në Tiranë akuzojnë policisë se nuk i ka lejuar të zhvillojnë homazhe tek Dëshmorët e Kombit.

Me rastin e ditës së 5 Majit, një grup përfaqësuesish nga kjo parti i janë drejtuar varrezave “Dëshmorët e Kombit” për të zhvilluar homazhe, por janë ndaluar nga policia. Duke reaguar ndaj kësaj situate të krijuar, komunistët akuzojnë politikat shqiptarë se “bëjnë homazhe për vota”.

“Po na ndalojnë të bëjmë homazhe. Këta janë neonazistë, bëjnë homazhe për vota”, thotë ata.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb