Komisioni Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale po zhvillon sot seancë dëgjimore me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Dëgjesa ka nisur me përfaqësuesen e shoqërisë civile, Albana Dhimitri, e cila ka debatuar me anëtarët e komisionit, sa i përket të ardhurave të bashkive, por edhe largimeve nga detyra.

Pjesë nga diskutimet:
Albana Dhimitri: Ju bëni diskutime politike dhe pastaj mund të bëj unë një copëz politik dhe thoni pse. Ju më pyesni si përfaqësuese e shoqërisë civile.

Drejtuesja e komisionit: Nuk mund të bëjmë batuta, duhet të fokusohemi te përgjigjet se kemi dhe tre dëgjesa të tjera.

Dhimitri: Unë nuk i mbaj dot përmendësh shifrat e Elbasanit, por do ishte mirë të merrnit ministrin e Financave. Kjo do u jepte sens më të qartë për të sqaruar si përdoret fondi i pagave, nëse ka shkuar në administratë apo në shërbime. Është e kotë të them unë që ka rritje të të ardhurave në bashki. Unë nuk ia di emrin zotëris që më bëri pyetjen. Por nëse i marrim bashkitë më 2015, numri i atyre që kishin bërë plan të përgjithshëm rregullues ka qenë i reduktuar dhe te komunat kishte numër shumë të kufizuar që e bënin planin. Sot, pas 8 vitesh të reformës, të gjitha bashkitë kanë një plan rregullues, mund të jenë 4-5 që presin miratimin, por të gjitha funksionojnë përmes një plani rregullues. Sot ka një përkujdesje të definuar saktë të panit edhe sa i takon ndihmës sociale.

Ndoshta shumë prej të ardhurave kanë shkuar për të larë borxhe të trashëguara kryesisht nga komunat. Unë nuk i kam shifrat me vete, por shërbimet janë rritur proporcionalisht me të ardhurat e tyre. Ju thashë që ka një borxh të mbartur diku te 91 milionë, që po menaxhohet nga të ardhurat e bashkive, por edhe me ndihmë nga qeveria. A është shkak reforma për largimin e njerëzve? Largimi i njerëzve është e lidhur me gjëra të tjera, nuk dua të jap opinion, por dua të them se nëse kjo reformë do të ishte bërë më përpara zhvillimi ekonomik do të kishte qenë më i madh nga sa është.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb