Kapet drejtuesi i Benz-it që i iku policisë gjatë operacionit dhe madje rrezikoi jetën e efektivëve. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se policia ka arritur ta kapë pas disa minutash, disa metra larg vendit të ngjarjes.

Operacioni u zhvilluar nga policia pranë Shkollës së Bashkuar në Tiranë. Makina luksoze me xhama të zinj ndalohet nga Forcat Speciale, të cilët i kërkojnë të hapin derën, por shoferi i jep gaz mjetit dhe largohet me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e tyre.

Pamjet e operacionit të filmuara nga gazetari Ergys Gjençaj u bënë shkak për incidentin me policinë, teksa gazetari i News24 u shtri në tokë dhe u trajtua si bashkëpunëtor. Me gjithë ndërhyrjet e gazetares Klodiana Lala, policia e ka mbajtur për disa minuta gazetarin përmbys me duart pas koke.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb