Fëmijët e një shkolle 9-vjeçare në një fshat të Klosit detyrohen që për çdo ditë të ecin në këmbë për në shkollë.

Bëhet fjalë për 8 fëmijë të lagjes “Kodra e Kukës” në fshatin Plan i Bardh, të cilët duhet të ecin në këmbë deri në fshatin Kloskatund. Problemi i këtyre nxënësve është i njohur pasi është bërë disa herë publik, megjithatë fëmijët duhet të sfidojnë temperaturat e nxehta, shiun dhe të ftohtin e dimrit. Ata duhet të ecin rrugës automobilistike pasi ndjehen më të sigurt e në disa raste ndalen mjete të rastësishme e i marrin deri tek shkolla.

Ndërkohë tentativat e pushtetit vendor dhe zyrës vendore Arsimore Klos kanë dështuar deri tani, pasi për transportin e këtyre fëmijëve asnjë mjet i liçensuar për këtë shërbim nuk e merr përsipër.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: