Kur Manchester City e Real Madrid përballen njëra me tjetrën gjithmonë spektakli do të jetë i garantuar. E tillë ishte edhe sfida e zhvilluar këtë të martë, kur “mbretërorët” arritën të përmbysnin një ndeshje që dukej e humbur vetëm pak minuta nga fundi dhe kjo falë një strategu të pashembullt, që duket se këtë kompeticion e ka të tijin më shumë se kushdo tjetër. Shumë i lumtur për këtë sukses, por duke qëndruar me këmbë në tokë me kualifikimin që do të vendoset vetëm pas një jave në Bernabeu ishte tekniku Carlo Ancelotti:

“Luajtëm në një ambjent shumë të vështirë ndaj një skuadre shumë të fortë dhe arritëm të marrim një rezultat pozitiv. Por ky është një rezultat i “pabesë”, ndaj na mbetet shumë punë në sfidën e kthimit, ku do të na duhet të djersijm shumë për të arritur kualifikimin. Pikërisht tani mund të them se ka nisur sezoni për ne. Krijuam shumë raste për gol por e rëndësishme është që asnjëherë nuk u dorëzuam”.

Ndërkohë zhgënjimi vijon të jetë permanent prej muajsh tashmë në portretin e teknikut spanjoll të Cityt Pep Guardiola i cili pa skuadrën e tij të mundej nga 15 herë kampionët e Evropës, megjithëse kryesonin dy herë.

“Kjo është hera e 4 radhazi që ne luajmë ndaj Real Madrid këtu. Më duhet ta pranoj se në 3 sfidat e kalauara pavarësisht rezultatit ne kemi qenë superiror në aspektin e lojës, ndërsa sot Ederson ishte lojtari ynë më i mirë në fushën e lojës falë ndërhyrjeve që kreu. Ndodh ndonjëherë që një skuadër të luaj më mirë, por rezultatit të mos jetë në favor. Duhet t’i shohim gabimet tek vetja jonë, pasi nuk është hera e parë që na ka ndodhur këtë sezon, që të mos ruajmë avantazhin që krijojmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: