Kylian Mbappe rinovoi para pak javësh kontratën me PSG, duke vendosur kështu të qëndrojë në Paris, pavarësisht interesimit të Real Madrid.Nga sulmuesi francez presin të gjithë tifozët e kampionëve të Francës, me suksesin në sezonin që po vjen, që nuk duhet të diskutohet.  Në një intervistë të fundit, ylli Mbappe ka thënë se objektivi mbetet Champions League, sado i vështirë të jetë.

“Në sezonin e fundit ne nuk ishim të frikshëm, madje secila skuadër mund të na dëmtonte. Duhet të kthehemi dhe të intimidojmë skuadrat e tjera në Francë, u bënë dy vite që na mungon një karakteristikë e tillë.Objektivi? Epo, ai dihet është Champions League. Është një objektiv që ne e kemi të deklaruar dhe sigurisht do të punojmë shumë për të. Nuk ka nevojë për shumë fjalë rreth Champions League, mjafton të theksohet se ne e duam shumë atë trofe” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: