Varianti “Omicron” i COVID-19 po shkakton simptoma ‘të pazakonta’ te pacientët.

Prej më shumë se një viti na është thënë se tri shenjat kryesore të COVID-19 janë një kollë e re e vazhdueshme, një temperaturë e lartë dhe humbja e shijes ose erës.

Ekspertët thonë se pacientët me “Omicron” janë përballur me dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe gërvishtje fyti.

Këto dy simptoma të reja mund të nënkuptojnë se shumë njerëzve u mungojnë infeksionet, pasi gërvishtja e fytit mund të jetë pjesë e një ftohjeje dhe shumë njerëz mund të ngatërrojnë dhimbjen e shpinës me dhimbjet e zakonshme, shkruan The Sun.

Të dhënat e publikuara për 78 mijë raste të “Omicron” në Afrikën e Jugut zbuluan se sëmundja është ‘më e butë’ se që mendohej.

Ndryshe, shumë pacientë që rezultuan pozitiv me “Omicron” thanë se kanë pasur edhe djersitje gjatë natës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb