As Lionel Messi nuk mund dot të “dribloje” COVID-19. “Pleshti” u prek pak kohë më parë nga koronavirusi, gjatë periudhës së festave ndërsa siç rrëfen vetë, iu desh pak kohë për ta kaluar plotësisht.

Gjatë një bashkëbisedimi me fansat e tij në Instagram, Messi foli për këtë eksperiencë: “Më është dashur më shumë kohë se e mendoja për t’u shëruar.

Jam stërvitur këto ditë për të qenë në 100%, do të shihemi së shpejti”, u shpreh Messi.

(BalkaNWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: