Tifozët blaugrana ëndërruan deri në sekondën e fundit se mund ta shihnin edhe një herë Leo Messin në “Camp Nou”. Në Arabinë Saudite i kishin vendosur në tavolinë afro 500 milionë euro në vit, por në fund Messi nuk zgjodhi as zemrën e as paratë, por u transferua në Florida, tek Inter Miami. “Pleshti” befasoi jo pak më ketë vendim, ndërsa theu heshtjen në një intervistë për Mundo Deportivo duke rrëfyer disa prapaskena:

“E vërteta është se dëshiroja të rikthehesha te Barcelona, ishin shumë entuziast për një rikthim të tillë, por nga ana tjetër, pasi pashë ato që pashë, plus mënyra se si u largova dy vite më parë, nuk dëshiroja që të isha sërish në të njëjtën situatë. Nuk dëshiroja të lija të ardhmen time në duart e të tjerëve. Pavarësisht se mësova se La Liga mund të jepte dritën jeshile për rikthimin tim, ishin dhe shumë gjëra të tjera për tu zgjidhur. Mësova se Barcelona duhet të shiste lojtarë dhe të ulte pagat e lojtarëve, e vërteta është se unë nuk e dëshiroja diçka të tillë. Jam akuzuar edhe më herët për këto gjëra kur isha pjesë e Barcelonës, nuk dëshiroja të përfshihesha sërish. E vërteta është se jam lodhur pak. Me presidentin Laporta kam folur shumë pak, dy tri herë, por kam folur shumë me Xavi-n. Diskutonim shpesh për rikthimin tim, nëse do të ishte diçka e mirë për të, për ekipin. Kemi qëndruar në kontakt të vazhdueshëm, por në fund e kuptova që kjo ishte e vështirë, nuk doja të përfshihesha sërish në të njëjtën situatë si në të kaluarën. Kisha oferta edhe nga ekipe të tjera evropiane, por nuk i mora fare në konsideratë. Ideja ime ishte të rikthehesha te Barcelona. Nëse kjo nuk do të ishte e mundur do të largohesha nga futbolli evropian, kështu ndodhi, zgjodha Inter Miami për një aventurë të re, diçka ndryshe, por përgjegjësia është e njëjtë, gjithashtu dëshira për të fituar”, u shpreh Messi duke folur më për PSG:

Largohem nga këtu me ndjenja kontraste. Viti i parë ka qenë shumë i vështirë, siç e kam thënë shpesh, për shumë arsye. Në vitin e dytë, në gjashtë muajt e parë jam ndjerë shumë mirë, por më pas ishte Botërori, gjërat pas Botërorit ndryshuan. Nuk prisja që ky sezon të mbyllej kështu, por kjo tani i përket të shkuarës, u shpreh Messi në intervistën e tij për Mundo Deportivo. Menjëherë pas intervistës së Messi-t, klubi i Barcelonës reagoi me një deklaratë për mediat duke theksuar se më 5 qershor, Jorge Messi, babai i Messit, i kishte bërë me dije se Leo kishte vendosur të transferohej tek Inter Miami, pavarësisht se me herët presidenti Laporta i kishte bërë një ofertë zyrtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb