KORÇE- Pasi policia bëri publike ekspertizën mjeko-ligjore që caktoi se vdekja e Enea Ftoit ishte për shkaqe natyrale dhe se nuk ishte shkaktuar nga dhuna, vjen reagimi nga familjarët e viktimës. 27-vjeçari, baba i tre fëmijëve, ndërroi jetë në rrethana të paqarta në ambientet e komisariat të Korçës.

Familjarët e Enea Ftoit, shprehen se nuk janë në dijeni të këtij rezultati që dha ekspertiza.

“Nuk kemi dijeni per rezultatet e ekspertizës. Nga mediat mesuam, qe policia thote, se vdekja e Eneas ishte natyrore dhe nuk eshte ushtruar dhune nga policia. Enea vdiq ne Komisariat nga dhuna e policise. E rrahen edhe kur e shoqeruan edhe ne ambientet e Komisariatit. Policia fshehu dhunen ndaj Enea Ftoit”, thanë prindërit e viktimës. Enea kishte shenja dhune ne trup dhe fytyre dhe krahun e kishte te thyer. Kerkojme zhvarrosjen e trupit dhe riekspertim. Jemi te bindur qe vdiq nga dhuna e policise. Nese nuk zbardhet e verteta, do bejme vetëgjyqësi”, thanë prindërit.

NGJARJA
Enea Ftoi ndërroi jetë më 17 maj në ambientet e paraburgimit të Korçës, ku kishte tre ditë që qëndronte pasi ishte ndaluar për ‘vjedhje me dhunë’. Ftoi ditën kur ndodhi ngjarja, duhej të dilte në sallën e gjyqit për akuzën që rëndonte ndaj tij. Ndonëse familjarët e prisnin atë në sallën e gjyqit, ata u njoftuan për ngjarjen e rëndë. Fill pas ngjarjes, familjarët e viktimës hodhën akuza të rënda, për policinë, pasi kanë dyshime se djali i tyre është dhunuar në paraburgim, që i ka shkaktuar edhe vdekjen. Po ashtu familjarët akuzojnë punonjësin e policisë, Arqile Ropi, pasi pretendohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj tij. Mes të tjerash familjarët deklarojnë se disponojnë fakte dhe prova që Enea Ftoi është dhunuar dhe më pas vrarë. Ata kanë bërë foto dhe video, ku duken qartë sipas tyre shenjat në trupin e tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb