Natyrisht, nuk ishte faji i Cristiano Ronaldos që Portugalia u eliminua nga Botërori, por disa shifra e nxjerrin zbuluar. Ai pati vetëm dhjetë prekje të topit në ndeshjen e fundit.

Dëshpërimi për të gjetur golin e barazimi solli aktivizimin e Ronaldo-s në minutën e 51-të. Por sulmuesi aktualisht pa ekip nuk arriti të bënte diferencën dhe pati vetëm 10 prekje të topit gjatë kohës së tij në fushë.

Ai gjithashtu tentoi vetëm pesë pasime, me vetëm tre prej tyre të sakta. Momenti më i mirë i Ronaldo-s erdhi kur ai bëri një goditje në portë në minutën e 91-të. Gjuajtja e tij e parë dhe e vetme drejt portës u ndal nga Yassine Bounou.

Në fund, Ronaldo nuk arriti të shmangte disfatën e Portugalisë dhe u largua në lot nga fusha. Ai shkoi drejt dhomave të zhveshjes me pamjen e një njeriu që e dinte se ishte ndoshta shansi i tij i fundit për të fituar lavdinë në Kupën e Botës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb