Pas ceremonisë së inaugurimit në Capitol Hill, e gjithë vëmendja u fokusua në Capital One Arena në qendër të Uashingtonit, DC, ku Presidenti Donald Trump udhëtoi për të përshëndetur mbështetësit e tij në stadium. Elon Musk dhe Kash Patel (i nominuar nga Trump si drejtor i FBI) ishin në arenën gjigante, me turmën që duartrokiste sa herë që ata shfaqeshin në ekran.
I pari që foli në skenë ishte Elon Musk i cili tha se “fitorja e Trump nuk është një fitore e zakonshme” dhe se “populli zgjodhi rrugën e qytetërimit”. Ai falënderoi mbështetësit që “e bënë këtë gjë të ndodhte”, duke thënë se “e ardhmja e qytetërimit është e garantuar”.
CEO i Tesla tha se “tani do të ketë qytete të sigurta, kufij të sigurt, shpenzime të arsyeshme, dhe ne do të çojmë misione në Mars”. Kash Patel, zgjedhja e Trump për drejtor të FBI-së, ishte i radhës që foli. Ai u ngjit në podium pas Elon Musk.
Në fjalët e tij ai tha: “Jemi në një udhëkryq këtu në Amerikë, por e ardhmja jonë është e ndritshme”.
(Balkanweb)