TIRANË- Një thirrje e pazakontë ka ardhur sot nga protesta e qytetarëve. Ndonëse nuk ishte për protestë por ishte bllokuar në makinë në Çermë për shkak të saj një pensionist i dërgon të fala kryeministrit ndërsa intervistohej nga gazetarja Klodjana Haxhiaj. Ai thotë se kryeministri i ka mashtruar dhe iu ka çuar thikën në kockë vetëm me taksat.

“Rama na ka mashtruar. Kur erdhi në Vlorë tha që këta e marrin naftën e çojnë në Karaburun dhe na e shesin ne me 2000 lekë litri. Po e morëm ne tha do e shikoni ju sa do e ulim. Kur erdhi puna na e ngriti naftën Rama. Pensionistëve 2 mijë lekë ua ka ngritur, vajti 6 vjet 2 mijë lekë. Tani naftën e ARMO-s, minierat, hidrocentralet që i kemi bërë djersën tonë, ne i kemi bërë ai po na e vë taksë. Edhe ‘Rrugën e Kombit’ taksë po na çon. Kështu që na ka çuar thikën në kockë vetëm me taksat. Vetëm na ka gënjyer, na ka mashtruar. Edhe atyre fukarenjve thesin me miell ua hoqi fare. Ndaj bëjini të fala, t’i vërë gishtin kokës se popullin po e gënjen, po e mashtron. Nga Vlora i thuaj. Vlorën që e do shumë ai, Vlora do t’ia bëjë varrin. Kështu thuaji Ramës”, tha vlonjati.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb