Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin vendosi të lërë në stol futbollistin me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Mediat e huaja tregojnë edhe arsyen se përse tekniku i njohuri mori këtë vendim para sfidës së rëndësishme të Botërorit të Katarit ndaj Brazilit.

Mësohet se Shaqiri ka pësuar një dëmtim të lehtë në kofshë dhe “timonieri” ka preferuar të mos rrezikojë. Nuk dihet nëse lojtari do të luajë ndonjë minutë apo jo, por e vetmja gjë që mund të thuhet është se nuk bëhet fjalë për diçka serioze. Zvicra  synon që të kalojë fazën e grupeve, për të menduar më pas për objektiva edhe më të mëdhenj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: