SHBA

Vetëm 29 vjeç, por babai afro-amerikan i 3 fëmijëve, Jacob Blake është i paralizuar pasi 2 javë më parë u qëllua nga 7 plumba të një polici të bardhë.
Blake ka folur për herë të parë nga spitali ku është shtruar dhe rrëfen për dhimbjet teksa jep edhe një mesazh domethënëse.

29- vjeçari thotë se ka dhimbje 24 orë në ditë prej plagëve, kur merr frymë, ha apo kur lëviz. Ai shton se pret ende shumë nga jeta, teksa kërkon që njerëzit duhet të ndryshojnë jetën, të bëjnë gjërat më të lehta për njëri- tjetrin pasi shumë kohë është humbur.

“Unë kam dhimbje 24 orë në ditë, nuk ka asgjë tjetër përveç dhimbjes. Më dhemb kur marr frymë, më dhemb kur fle, më dhemb kur ndryshoj anën, më dhemb kur ha. Ju lutem, po ju them se duhet të ndryshoni jetët tuaja. Ne mund të jemi solidarë, të mbledhim para, t’i bëjmë gjërat më të lehta për njerëzit tanë, sepse shumë kohë kemi humbur”- tha Blake.
Në fakt rasti i Blake, ishte i dyti pas atij të George Floyd i cili u vra në maj po nga një polic. Pas plagosjes dy javë më parë, mijëra protestuesë u solidarizuan me Jacob Blake që u qëllua në sy të tre fëmijëve duke ndezur trazira në Kenosa, Wisconsin.”- tha Blake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb