Policia e Himarës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, pasi ky i fundit fillimisht nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të ndaluar mjetin, ndërsa më pas ka rezultuar se në të ai transportonte 5 emigrantë të paligjshëm.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Five”, si rezultat i të cilit u ndalua shtetasi E. Gj., 22 vjeç, banues në Delvinë.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor Qeparo–Kudhës, shërbimet e Policisë i kanë bërë shënjë për ndalim shtetasit E. Gj., por ai nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin me të cilin po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm dhe është larguar. Pas ndjekjes nga Policia u bë munduar kapja dhe arrestimi i shtetasit E. Gj., si dhe u sekuestrua automjeti me të cilin ai po transportonte emigrantët, kundrejt fitimit”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: