Dy të rinj kanë rënë në pranga, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë së Skraparit. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet A. Sh., 26 vjeç dhe M. K., 27 vjeç, të dy banues në Skrapar.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A.S., 28 vjeç, banues në Skrapar. Këta shtetas kanë qenë duke qarkulluar me mjet dhe kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë për ndalim, ata nuk i janë bindur urdhrit të tyre.

Pasi janë kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, kanë dalë nga mjeti dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë, për të shmangur shoqërimin në ambientet e Policisë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: